Botë e Çuditshme Celebrities Gossip Health & Beauty

Ekziston diçka që komediani i njohur James Corden e bën një herë në 2 muaj…

Moderatori i njohur, James Corden ka zbuluar së fundmi në emisionin “The Late Late Show” se i lan flokët vetëm një herë në dy muaj. Lajmin ai e dha pasi banorëve të Los Anxhelosit iu kërkua të shkurtonin sasinë e kohës që kalonin në dush për shkak të mungesës së ujit.

Unë përdor sapun, por nuk i laj flokët. Flokët i laj një herë në çdo dy muaj.

Gjithashtu, moderatori ka zbuluar së fundmi edhe sekretet e humbjes së peshës, të cilat përfshinin agjërimin me ndërprerje dhe mosngrënien deri në mesditë, pasi kërkon të qëndrojë në formë. Ai tha për “The Sun” se:

Unë nuk ha deri në 12. Unë kam një trajner me të cilin bëj boks. Mundohem të ushqehem shëndetshëm dhe të mos e privoj veten.

Rikujtojmë, se komediani britanik ka njoftuar së fundmi se do të largohet nga emisioni i famshëm “The Late Late Show” vitin e ardhshëm. Aktori britanik sapo ka zgjatur kontratën e tij aktuale me rrjetin edhe për një vit. Corden ka drejtuar emisionin e famshëm që nga viti 2015. Ai tha se ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.

Ishte një vendim vërtet i vështirë të largohesha sepse jam jashtëzakonisht krenar për shfaqjen. Jam i emocionuar që do të zgjatet edhe për një vit. Gjithmonë kam menduar se do ta bëja për pesë vjet dhe më pas do të largohesha dhe më pas qëndrova. Kam menduar për këtë për një kohë të gjatë, duke menduar nëse mund të ketë një aventurë më shumë.