Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas gati 8 vjetësh, Corden largohet nga “The Late Late Show”?!

Komediani britanik James Corden ka njoftuar se do të largohet nga emisioni i famshëm “The Late Late Show” vitin e ardhshëm. Aktori britanik sapo ka zgjatur kontratën e tij aktuale me rrjetin edhe për një vit. Corden ka drejtuar emisionin e famshëm që nga viti 2015. Duke folur në puntatën e së enjtes, ai tha se ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.

Ishte një vendim vërtet i vështirë të largohesha sepse jam jashtëzakonisht krenar për shfaqjen. Jam i emocionuar që do të zgjatet edhe për një vit. Gjithmonë kam menduar se do ta bëja për pesë vjet dhe më pas do të largohesha dhe më pas qëndrova. Kam menduar për këtë për një kohë të gjatë, duke menduar nëse mund të ketë një aventurë më shumë.

Ai është bërë një emër i njohur në SHBA, duke prezantuar evente të tilla si Tony dhe Grammy. Ai vijoi duke shtuar se sezoni i ardhshëm do të jetë viti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë.

Jam shumë krenar për atë që kemi arritur, ka qenë përtej ëndrrave të mia më të mëdha.

Magjia e suksesshme e James në shfaqjen e njohur e ka parë atë të marrë tre çmime, duke përfshirë një ‘Emmy’ në kategorinë ‘Outstanding Variety Special’. Megjithatë, nuk është vetëm kjo që e bën atë tërheqës për industrinë televizive, pasi edhe videot në internet të yllit si ‘Carpool Karaoke’ dhe ‘Crosswalk Musical’ rezultojnë me fitime të mëdha për të.

Emisioni i tij ‘Carpool Karaoke’ është bërë një fenomen global, me James-in i cili ftonte shumë njerëz nga bota e muzikës por jo vetëm për një udhëtim me makinë. Adele, Sir Elton John, Ed Sheeran dhe Will Smith janë vetëm disa nga yjet e showbiz-it që ishin të gatshëm të bënin një xhiro dhe të këndonin me të. Ylli gjithashtu ka të ardhura edhe nga rolet e tij në film dhe televizion.