Botë e Çuditshme

Epo edhe një shtëpi si kjo nuk ishte parë ndonjëherë!

Nëse dëshironi të qëndroni në një vend komplet jashtë normales, mund të zgjidhni të kaloni natën brenda në një patate gjigante!

Ndërtesa gjigante ‘Idaho’ është një shtëpi e madhe në formë patate e cila përmban një dhomë gjumi dyshe, dhomën e ndenjes dhe banjon. Shtëpia në formën e patates ka vend për dy persona, me një krevat dopio dhe e zbukuruar me llambadarë të punuar me dorë. E dekoruar me një stil mjaft të veçantë dhe të bukur.

Vetëm se tualeti ndodhet jashtë dhe i vendosur në një silo të vjetër, e cila ka një zonë të zbukuruar dhe me vaskë të madhe prej kallaji. Ndodhet në 400 hektarë tokë bujqësore, me pamje të mahnitshme. Është një shtëpi pushimi mjaft komode pasi ka priza elektrike, një mini frigorifer, madje dhe një kondicioner. Për më tepër, ka dhe një hapësirë të bollshme për t’ju lejuar që të jeni rehat.

Vizitorët e kanë vlerësuar këtë ndërtesë paksa të pazakontë, duke thënë se do të ishte një nga  përvojat më argëtuese! Patatet janë të adhurueshme dhe zona përreth është jashtëzakonisht e qetë. Patatja e madhe fillimisht udhëtoi nëpër 48 shtete në shtatë vjet si pjesë e ‘Turneut të Madh të Idaho-s”, para se të vendosej përfundimisht në Idaho.

Një natë në këtë shtëpi në formë patateje kushton 182 £,dhe është e mundur që ju të bëni një rezervim në ‘AirBnb’. Mesa duket ide të tilla janë bërë shumë të famshme dhe mjaft të përdorshme kohëve të fundit. Kjo shtëpi në formën e patates është pëlqyer shume nga vizitorët dhe nga turistët. Është jashtëzakonisht shumë e rehatshme dhe mjaft ekologjike edhe për mjedisin. Por ajo ç’ka e ka bërë të veçantë këtë shtëpi është forma e saj. E cila edhe kur e shikon nga larg duket si një patate e sapo nxjerrë nga toka.