Celebrities Health & Beauty

Epo i ka “Oscar” këto, VIP-at që harxhojnë 500$ për një puçërr në fytyrë!

Aktorët më të njohur çdo vit bëhen bashkë për mbrëmjen më të rëndësishme të botës së kinematografisë, ndarja e çmimeve “Oscar”. Për këtë event të gjithë personazhet i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme, në veçanti gratë. Madje një pjesë prej tyre bëjnë trajtime të thella për pastrimin e fytyrës. Së fundmi është mësuar se aktoret që janë të nominuara në çmime të rëndësishme si: Lady Gaga, Emma Stone, Glenn Close janë regjistruar në një klinike për t’u siguruar që fytyra e tyre do të jetë në formën më të mirë.

Sipas “The Sun” procedura kushton 500$ për një shenjë ose puçërr në fytyrë, sepse thahen me anë të lazeri pasi injektohet anastezi në pjesën që duhet trajtuar. Doktori që merret me këtë trajtim ka treguar se vajzat e njohura shkojnë në klinikë që në orët e para të ditës kur mbahet ndarja e çmimeve “Oscar”. Tashmë i jepet kuptim gjithçkaje dhe është e qartë pse të gjithë VIP-at duken në superformë gjatë gjithë mbrëmjes.

Rikujtojmë se “No Time To Die” dhe “Dune” kryesojnë në raundin e parë të filmave të përzgjedhur për ceremoninë e 94-të të çmimeve Oscar. Pas shpalljes së 10 realizimeve kinematografike, ato u përzgjodhën në disa kategori. Dalja e fundit e aktorit Daniel Craig në rolin e James Bond te “No Time To Die”, u selektua për grimin, stilin, muzikën (kënga origjinale), tingullin dhe efektet vizuale.

Kategoritë e tjera të shpallura ishin filma me metrazh të gjatë dokumentar, filma me metrazh të shkurtër, filma artistik ndërkombëtar, film i shkurtër i animuar dhe film me metrazh të shkurtër live. Disa filma të tjerë janë përzgjedhur në dy kategori. Ai gjysmautobiografik i Kenneth Branagh “Belfast”, me protagonist Jamie Dornan, u zgjodh për zërin dhe muzikën (kënga origjinale) për “Down To Joy”.

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është përfshirë në listën e ngushtë për kandidim për çmimin prestigjioz Oscar e aty bën pjesë me 14 filma të tjerë të huaj. Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.