Celebrities Gossip Showbiz

Era tradhti? Sara Hoxha tregon shenjën në buzët e Ledrit: “Mos të kisha qenë aty nuk do e besoja kurrë…”

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet me reperin dhe më të fundit kanë qenë mjaft ‘funny’. Bukuroshja na ka zbuluar se gjatë xhirimeve të videoklipit, Ledri është lënduar në pjesën e buzëve dhe Sara ka postuar shenjën që i ka mbetur në llogarinë e saj në Instagram dhe krahas ka shkruar:

Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi.

Epo Sara, ke të drejtë, çdo gjë duhet provuar… 

Përveç batutave, blogerja na tregoi edhe se partneri i saj ka nisur punën për këngë të reja të shoqëruara me videoklipe dhe përmes një fotoje nga garderoba ka zbuluar pak nga veshjet e Ledrit.

10 videoklipe, 10 veshje, katër ditë 

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.