Health & Beauty

Erdhi shpëtimi për të gjithë ju me flokë të dekoloruar! Si t’i trajtoni ato?!

Me sezonin e verës dhe të plazhit, qëndrimi nën rrezet e diellit e përkeqësojnë gjendjen e flokut tuaj biond, por ne do t’ju sugjerojmë disa maska se si t’i mbroni ato.
Disa kombinime shumë interesante dhe që nuk do t’ju shkonin kurrë ndërmend janë shpëtimi juaj.

Çdo person që ka dekoloruar flokët e kupton sesa e vështirë është të mbash butësinë e të kujdesesh për to me pak kosto, prandaj këtë herë shkoni në kuzhinë dhe merrni këto produkte…

Maskë me vaj kokosi dhe vaj ulliri

Këto dy përbërës përdoren shpesh për të gatuar apo trajtime fytyre dhe trupi, por kombinimi i të dy këtyre është një mrekulli mbi tokë dhe mbi flokët biond. Vaji i ullirit ka veti ushqyese, antioksidantë, acide yndyrore dhe vitamë E që floku juaj mund të forcohet dhe t’i rikthehet shkëlqimi i humbur. Ndërsa vaji i kokosit është i pasur me trigliceride, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e flokut dhe ushqen skalpin tuaj.
Mjafton të miksoni dhe zieni për pak minuta, 2 lugë vaj ulliri dhe 2 kokosi. Më pas, me masën e krijuar lyeni të gjithë flokun duke masazhuar pjesën e skalpit.

Maska me vezë dhe lëng qepe

Një miksim i tillë do t’ju lërë me flokët më të butë e të shëndetshëm! Një maskë e rekomanduar pasi ushqen rrënjën dhe e forcon atë, gjithashtu parandalon këputjen e flokut. Veza është burimi kryesor i proteinave dhe vitaminës E që ndihmon në rritjen e zgjatjen e flokut pa e dëmtuar atë. Nga ana tjetër, qepa mbart veti antioksidante, parandalon këputjen e flokëve dhe rënien e tyre.
Mjafton të merrni 2 kokrra qepë, ndajini në katër pjesë dhe vendosini të ziejnë me pak ujë. Kullojeni lëngun dhe kur është ftohur i hidhni dy vezë, së bashku e dy lugë vaj ulliri. Më pas e aplikoni në flokë dhe këtë maskë e mbani për 30-40 minuta.