Celebrities Live From Tirana

Loja e Dea Mishel në “BBV”, Ervin Kurti: “Është thjesht e keqkuptuar aty brenda…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Ervin Kurti për të folur rreth fenomenit “Big Brother Vip”. Ervini dha opinione mbi lojën e Bledi Manes, Ermiona Lekbellos dhe gjithashtu shprehu emrin e banorit që mendon se do të eliminohet këtë të shtunë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, si po e shikon Ervini lojën e Dea Mishel brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Dea Mishel ka një koncept ndryshe të të bërit humor, ajo është rritur me jetën përtej Shqipërisë dhe mendon se batutat e saj do të përkthehen njësoj siç ajo i transmeton. Ka një shpirt të mirë artisti, me Dean nuk zihesh asnjëherë por është keqkuptuar për batutat e pavenda që ka bërë.

A do të ketë një lidhje me Amosin jashtë shtëpisë?

Nuk jam i bindur sepse dinamikat aty brenda nuk kanë qenë shumë të forta. Nuk e di. Do të takohen por jo me atë intensitetin që ne mendojmë.