Celebrities Gossip Showbiz

Nuk flet më me Olta Gixharin? Luiz Ejlli zbulon të vërtetën!

Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi kanë qarkulluar aludime për një zënkë të Luizit dhe Olta Gixharit dhe se marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur herë pas here nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastit të aktorëve. Për këtë Luizi është pyetur nga ndjekësit e tij mbrëmjen e djeshme në Instagram dhe ai është përgjigjur:

Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?

Së fundmi disa debate virtuale kanë ndodhur mes Luizit dhe ish-banorëve të tjerë të “BBV2” e për këtë ka folur në një video që ka bërë “live” në “Instagram”-in e tij. Luizi  shprehet se nuk shqetësohet për komentet që merr, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.