Showbiz

A e shikonte veten finaliste të BBV5? Sabina Mete: Përveç Selin e meritonte ta fitonte edhe…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Sabina Mete, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve të ish-finalistit të edicionit të pestë të reality show-t, Mateo Borri. Ky i fundit i ka bërë disa pyetje në lidhje me rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe e ka ngacmuar për ish-banorët e tjerë.

A kishte në “Big Brother VIP” personazhe false?

Ua, 80 për qind e njerëzve aty janë false.

Më jep tre emra…

Nuk ka emra, ju i keni parë vetë besoj, ti ke qenë vetë brenda.

Një emër…

Asnjë emër, i keni parë vetë, ka mbaruar tani.

Para se të hyje në BBV e shikoje veten finaliste?

Nuk e mendova gjatë për finaliste se e dija që ishte një format i vështirë. E sigurisht që do të ishte i vështirë për mua me natyrën që kam, por zgjati shumë pak. Ishte shumë bukur për aq sa zgjati.

Pa i humbur meritat asaj që fitoi “Big Brother”, Selin, mendon se e meritonte ajo apo dikush tjetër në këndvështrimin tënd?

Absolutisht që po, nëse jo Selin që patjetër e meritoi, ishte dyshja me Mirin që ishte kryefjalë që prej fillimit deri fund. Kështu që e meritoi Selin.