Horoskopi Sport

Euro 2024/ Astrologia Meri Shehu: “Kombëtarja do të luftojë fort, do të kapen si macja në ferra për të fituar!”

Astrologia Meri Shehu ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ndër të tjera ajo u shpreh dhe tepër pozitive për pjesëmarrjen e Kombëtares sonë ne Euro 2024. Meri u shpreh se Shqipëria do të luftojë fort dhe pse të mos fitojë. Skuadra jonë sipas saj është në shenjën e Binjakëve dhe gjatë gjithë qershorit kjo shenjë merr stafetën.

Ky është një grup që edhe po nuk dolën fitimtarë, të paktën të tregojnë se sa do luftojnë dhe të humbin me dinjitet, sepse medalja ka dy anë, fitoren dhe humbjen. Po të humbësh me dinjitet, është gjë e bukur. Po pse dhe mos të fitojnë? Shqiptarët për të rënë në sy dhe për të bërë atë show-n e vet, kapen si ajo macja në trung, në ferra. Kështu ne jemi skuadër në shenjën e Binjakëve në qershor, në qershor futet Jupiteri në Binjak dhe mendoj që do të kemi shumë fat.

Sylvinho është shenja e Dashit, me sport, me top, shumë bukur dhe ai ka fatin e vetë. Ja shikojeni goxha burrë simpatik, do të japë fat sepse ai ka energji, është shenjë e sportit ai. Skuadra jonë është në shenjën e Binjakëve dhe gjithë qershorin flitet për Binjakët, ata do e marrin stafetën, pse jo mos ta fitojmë.