Lifestyle Love & Sex

Faktori që ndikon në dëshirën seksuale të njerëzve, studim!

Studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit zbuluan se ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë rrit dëshirën për seks te njerëzit. Gjatë studimit, gratë dhe burrat u ekspozuan ndaj rrezatimit UVB në kushte të kontrolluara dhe gjetjet ishin befasuese, nivele të rritura të pasionit seksual në të dy gjinitë. Studimi zbuloi se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ndikon në rregullimin e sistemit endokrin, përgjegjës për lirimin e hormoneve seksuale te njerëzit.

Studimi u drejtua nga studentët e doktoraturës Roma Parikh dhe Ashchar Sorek nga laboratori i Profesor Carmit Levy në Shkollën e Mjekësisë Sackler dhe gjetjet e tyre u publikuar në Cell Reports. Studimi filloi duke i ekspozuar kafshët ndaj rrezeve UVB me një gjatësi vale 320-400 nanometra. Efekti ishte i habitshëm, nivelet e hormoneve të femrave u rritën ndjeshëm, duke zmadhuar vezët e tyre dhe duke zgjatur sezonin e riprodhimit. Ndërkaq tërheqja midis meshkujve dhe femrave u rrit dhe të dy gjinitë kishin një dëshirë më të madhe për marrëdhënie seksuale.

Shkencëtarët kuptuan se ekspozimi ndaj rrezatimit ishte shkaku i ndryshimeve hormonale, fizike, të sjelljes dhe se sistemi mbrojtës është gjithashtu përgjegjës për rregullimin e seksualitetit. Në fazën e fundit të studimit u përfshinë 32 persona, të cilët plotësuan pyetësorët e miratuar për sjelljen e tyre në lidhje me pasionin e dashurisë dhe agresionin. Të dyja gjinitë treguan një rritje të pasionit seksual, ndërsa meshkujt gjithashtu raportuan një rritje të nivelit të agresionit.

Rezultate të ngjashme u gjetën kur pjesëmarrësve iu kërkua të shmangnin rrezet e diellit për dy ditë dhe më pas të bënin banja dielli për gati 25 minuta. Testet e gjakut zbuluan se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit rezultoi në një çlirim më të madh të hormoneve si testosteroni në krahasim me një ditë para ekspozimit. Lëkura përmban disa mekanizma për t’u përballur me rrezatimin nga rrezet e diellit dhe një prej tyre është proteina p53. Duhet të kujtojmë se ekspozimi ndaj rrezatimit UV është i rrezikshëm dhe mund të dëmtojë ADN-në, siç është rasti me kancerin e lëkurës.

Rikujtojmë, se sipas një studimi, seksi lihet mënjanë gjatë festave të fundvitit. Çdokush e ka mendjen të vrapojë për të dekoruar shtëpinë, për të zbukuruar pemën dhe për të blerë dhurata për njerëzit e shtrenjtë të zemrës. Në veçanti, studiuesit amerikanë analizuan të dhënat e gjysmë milioni gra në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francë dhe Brazil, të marra nga aplikacioni i gjurmimit të shëndetit Clue. Në përgjithësi, ata gjetën një qetësi në aktivitetin seksual në tre ditët para ditës së Krishtlindjes.