Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e Kanye West kanë vetëm një qëllim, ta bëjnë sërish miliarder reperin!

Reperi i njohur Kanye West mund të jetë vetëm disa muaj larg ‘katastrofës’ financiare në rast se vazhdon të braktiset nga markat e njohura të cilat bashkëpunojnë me të. Edhe pse ka një sasi të madhe parash, ai ka edhe shpenzime fikse dhe së shpejti mund të jetë në telashe në rast se nuk gjen një mënyrë për t’i kthyer gjërat në normalitet. Burime të njohura me financat e tij thonë se 45-vjeçari ka pesë burime të ardhurash dhe katër prej tyre janë mbyllur plotësisht ose janë komprometuar rëndë nga shpërthimet e tij antisemitiste.

Sipas Page Six, vitet e fundit West ka fituar para nga marrëveshjet e tij të mëdha me Adidas dhe Gap, si dhe nga muzika e tij. Duke qenë burimi i vërtetë i pasurisë së tij të madhe, Adidas tha në fillim të kësaj jave se pas përfundimit të marrëveshjes së atleteve Yeezy me të, do të pezullonte menjëherë pagesat.

Ndërkaq, së fundmi sipas disa pamjeve nga ‘Pop Tingz’, faqja synon të mbledhë 1 miliard dollarë. ‘GoFundMe’ nuk është më e disponueshme, por screenshot kanë tërhequr shumë vëmendje dhe reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Një person shkroi në Twitter: “Ka shumë njerëz të tjerë që mund të përfitojnë nga ato para. Ju mund të ndërtoni një shkollë. Të ndihmoni qindra fëmijë dhe familje. Pse të shqetësoheni ta bëni atë përsëri një miliarder??” “Do të doja që njerëzit të bënin të njëjtën gjë për të tjerët. Për ata që janë në të vërtetë në nevojë,” shtoi dikush tjetër.

Rikujtojmë, se pas komenteve të fundit të cilësuara si antisemite nga West në rrjetet sociale, Muzeu i Holokaustit në Los Angeles ka reaguar duke ftuar reperin amerikan të vizitojë institucionin kulturor. Qëllimi, “të kuptojmë se si fjalët mund të nxisin dhunë dhe gjenocid”, shkruante Muzeu i Holokaustit në një deklaratë të postuar në Twitter.