Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West merr goditjen e fundit/Pas ndërprerjes së bashkëpunimeve nuk do të mbajë statusin e miliarderit!

Kanye West nuk do të jetë më në gjendje ta quajë veten miliarder. Ye humbi statusin e miliarderit pasi shumë kompani dhe marka prsetigjioze i dhanë fund marrëdhënies me reperin për komentet dhe qëndrimet e tij antisemite që kanë nxitur grupet e urrejtjes. Marrëveshja me firmën Adidas i gjeneroi Kanye West 1.5 miliardë dollarë në vlerë neto. Megjithatë, Forbes pretendon se West do të kishte vetëm 400 milionë dollarë pa biznesin e tij me Adidas. Kompania në  deklaratë të martën pas serisë së komenteve antisemitike të West tha se:

Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera, të rrezikshme dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë.

Adidas nuk ishte marka e vetme që u largua nga marrëveshjet me West. GAP, Balenciaga dhe Vogue i dhanë fund lidhjes me Ye. Kanye West humbi llogarinë e tij në Twitter në fillim të këtij muaji pasi deklaroi qëllimin e tij për të kryer “Vdekjen me 3” për hebrenjtë. Fjala përcakton një shtet të sigurisë kombëtare. Gjithashtu, dukej sikur donte të shkaktonte ndonjë dëm. Pasi u ndalua nga Instagrami për postimin e mesazheve që nënkuptonin se hebrenjtë kontrollojnë median, Kanye West postoi postimin e tij antisemitik edhe në Twitter.