Celebrities Showbiz

Fansat kritikojnë Victoria Beckham për buzët e bëra/ Ja se çfarë thonë ata!

Ish-këngëtarja e “Spice Girls” dhe stilistja e njohur Vicktoria Beckham, ishte e ftuar në emisionin “Good Morning America” këtë të martë, e cila po promovonte produktin e saj të ri të markës “Victoria Beckham Beauty”, “Cheeky Posh”. 47-vjeçarja, gjithashtu foli hapur për martesën me bashkëshortin e saj David Beckham, duke thënë se:

Ne jemi shumë mbështetës të njëri-tjetrit. Ai është një baba i jashtëzakonshëm dhe një burrë i mrekullueshëm.

Sidoqoftë, shumë shikues u mahnitën nga pamja e ish-këngëtares e veshur me pantallona të gjera të verdha të cilat i kombinoi me një bluzë të kuqe. Victoria e përfundoi pamjen me një çantë jeshile neoni dhe veshi syzet e saj të errëta për të mbrojtur sytë pavarësisht motit të vrenjtur. Por çfarë nuk shkoi për fansat e saj?

Ata vunë re Victoria kishte bërë buzët dhe kjo gjë nuk ju pëlqeu. Komentuesit nisën të ironizojnë në rrjetin social “Twitter”. Një prej komentuesve pyet se çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj, ndërsa një tjetër i thotë të mos i bëjë më buzët.

Duajeni Victoria Beckham, por ajo që ka bërë me buzët e saj është turp,- shkroi dikush tjetër në Twitter.

Një tjetër shkruan:

Victoria Beckham në GMA po më tremb. Është kaq jo natyrale dhe shpërqendruese kur flet.

Dikush komentoi:

Victoria Beckham duket e çuditshme. Cili është qëllimi? O Zot, injeksioni i buzëve të saj duket i tmerrshëm. Pse gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre?! Ajo duket se nuk ka buzën e sipërme!

Duke folur për marrëdhënien e saj me David, Victoria u shpreh se:

Ne argëtohemi shumë, e mbështesim njëri-tjetrin në gjithçka që bëjmë. Ka të bëjë me argëtimin dhe shijimin e shoqërisë me atë person. Me të vërtetë më pëlqen të jem me të.

Dyshja janë të martuar prej 22-vitesh dhe së bashku kanë katër fëmijë. Strahan më pas e pyeti Beckham nëse do të kthehej ndonjëherë tek “Spice Girls”, por për fat të keq, ishte një tjetër ‘jo’ nga mamaja e katër fëmijëve.

Ju e dini që unë mendoj se “Spice Girls” ishin një sukses kaq i madh, por unë mendoj se koha ime e të kënduarit në skenë ka kaluar.

Victoria më pas foli për pasionin e saj të ri për të krijuar produkte kozmetike për ‘komunitetin e saj duke thënë se ajo në fund dëshiron t’u japë atyre atë që ata vërtet duan.