Celebrities Gossip Showbiz

Fëmijët ushqehen vetëm me sushi dhe nuk dalin jashtë gjatë pushimit, mësueset e “Donda Academy” padisin Kanye West!

Dy ish-punonjëse të “Donda Academy” po padisin reperin Kanye West, shkollën e tij dhe drejtorët e saj për diskriminim racor. Mësueset Cecilia Hailey dhe Chekarey Byers pretendojnë në dokumentet ligjore të siguruara nga Page Six se ishin diskriminuar në bazë të racës së tyre, iu mbajt paga në mënyrë të paligjshme dhe u pushuan nga puna si hakmarrje për raportimin e shkeljeve të kodit.

Hailey dhe Byers thonë se ishin të vetmet mësuese gra me ngjyrë, të punësuara nga “Donda Academy”. Padia përmend gjithashtu drejtorët e shkollave Brianne Campbell, Allison Tidwell dhe Chris Julian. Hailey thotë se ajo filloi të vërejë shkelje të shumta të sigurisë, si dhe praktika të paligjshme arsimore. Dokumentet gjithashtu pretendojnë se studentët ushqeheshin vetëm një vakt në ditë, i cili ishte sushi.

Për më tepër, mësuesit pretendojnë se West ndaloi “fjalëkryqet” dhe “fletët e ngjyrosur” dhe nuk do t’i lejonte fëmijët të dilnin jashtë gjatë ditës, madje edhe për drekë apo pushim. Ndërkaq, dyert e shkollës Simi Valley, Kaliforni, dyshohet se ishin të kyçura nga jashtë, gjë që krijonte rrezik zjarri. “Donda Academy”, e cila u mbyll përkohësisht në vjeshtë gjithashtu nuk kishte personelin e duhur mjekësor.

Të dyja mësueset kanë paditur shkollën për të rikuperuar pagat e papaguara, humbjen e të ardhurave dhe përfitimet e tjera të punësimit. Rikujtojmë, se kohët e fundit West bëri bujë me bërjen e komenteve antisemitike përmes mediave sociale, duke pretenduar se ai po bënte “vdekje ndaj popullit hebre”. Herën e parë që Kanye West përmendi lavdërime për Adolf Hitlerit dhe partinë naziste, shumica e njerëzve menduan se ai thjesht po bënte shaka.