Celebrities Gossip Showbiz

“Femra fut shejtanin në shishe”/Dy “titanët” e teknologjisë Elon Musk dhe Sergey Brin prishin miqësinë e tyre!

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, bëri kërkesë për divorc pasi mësoi se gruaja e tij e tradhtoi me Elon Musk. Dy “titanët” e teknologjisë ishin miq prej kohësh dhe Musk ka thënë se për vite me radhë ai shkonte rregullisht në shtëpinë në Silicon Valley të Brin, deri në lidhjen e shkurtër të Musk me Nicole Shanahan vitin e kaluar. Brin dhe Shanahan ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku në kohën e lidhjes së saj me Musk në dhjetor, tha një person i afërt i saj për Journal.

Brin, i cili ka një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur dallimet e papajtueshme. Kjo ndodhi disa javë pasi Brin zbuloi se Shanahan ishte lidhur me Musk, thanë për ‘Journal’ njerëz të njohur me këtë çështje. Brin urdhëroi gjithashtu këshilltarët e tij financiarë që të likuidonin investimet e tij në kompanitë e ndryshme të Musk në mes të tensionit në rritje mes miliarderëve.

Në vitin 2008, Brin i dha Musk një “litar shpëtimi” prej 500,000 dollarësh për Teslën, kur kompania po përpiqej të rriste prodhimin në mes të krizës. Musk e shpërbleu më vonë Brin duke i dhënë atij një nga SUV-të e parë tërësisht elektrikë të Teslës. Disa orë pasi lajmi u publikua, Musk pretendoi në një postim në Twitter se takimet e tij me Shanahan nuk kishin asgjë romantike dhe ai mbeti mik me Brin.

Rikujtojmë, se Elon Musk është bërë baba i binjakëve që Shivon Zilis, një nga drejtueset e larta të kompanive të tij, ka sjellë në jetë në fund të vitit të kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur një raport i ri nga ‘Business Insider’. Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga mediat, CEO i Tesla dhe SpaceX dhe njeriu më i pasur në botë zgjeroi familjen e tij me ekzekutiven e kompanisë Neuralink në nëntor të vitit 2021.

‘Business Insider’ raporton se Musk, 51 vjeç dhe Zilis, 36 vjeçe, kanë paraqitur një peticion për të ndryshuar emrat e binjakëve në mënyrë që “të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të përmbajnë mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të mesëm”. Urdhri thuhet se u miratua nga një gjykatës në Austin të Teksasit, në muajin maj, megjithëse emrat e fëmijëve mbeten të panjohur.