Celebrities Showbiz

Elon Musk ka përgjigjen epike pas lajmeve se ai është bërë sërish baba në fshehtësi!

Elon Musk është bërë baba i binjakëve që Shivon Zilis, një nga drejtueset e larta të kompanive të tij, ka sjellë në jetë në fund të vitit të kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur një raport i ri nga ‘Business Insider’. Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga mediat, CEO i Tesla dhe SpaceX dhe njeriu më i pasur në botë zgjeroi familjen e tij me ekzekutiven e kompanisë Neuralink në nëntor të vitit 2021.

‘Business Insider’ raporton se Musk, 51 vjeç dhe Zilis, 36 vjeçe, kanë paraqitur një peticion për të ndryshuar emrat e binjakëve në mënyrë që “të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të përmbajnë mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të mesëm”. Urdhri thuhet se u miratua nga një gjykatës në Austin të Teksasit, në muajin maj, megjithëse emrat e fëmijëve mbeten të panjohur.

Së fundmi shefi i Tesla-s, Elon Musk, i është përgjigjur lajmeve se ai dhe Shivon Zilis u bënë me binjakë në nëntor të vitit 2021. Përmes një postimi në Twitter, Musk tha se ai po bën më të mirën për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Ai shkroi:

Po bëj më të mirën time për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Kolapsi i numrit të lindjeve është rreziku më i madh me të cilin po përballet qytetërimi deri më tani.

Lidhjet profesionale të Zilis me Musk datojnë të paktën në prill të 2016, sipas profilit të saj në LinkedIn , kur ajo u bë këshilltare e OpenAI. Musk është një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, një laborator kërkimor jofitimprurës me një mision të deklaruar për të “siguruar që inteligjenca e përgjithshme artificiale të përfitojë të gjithë njerëzimin”.

Rikujtojmë se, marrëveshja e Elon Musk për blerjen e rrjetit social Twitter është në një rrezik serioz, thonë tre njerëz të afërt me çështjen. Ekipi i Musk ka ndaluar së angazhuari në disa diskutime të caktuara rreth financimit të marrëveshjes për shitje në vlerë prej rreth 44 miliard dollarësh, duke përfshirë këtu edhe një palë që u quajt si një mbështetës potencial i marrëveshjes, bëri të ditur njëri nga burimet.