Celebrities Film & Tv Showbiz

Fifi tregon emocionet pasi përzgjidhet si finalistja e parë e DWTS: “Aty thashë që më do publiku…”

E ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë këngëtarja e njohur Fifi. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi ndjesitë e saj pasi u votua nga publiku si finalistja e parë, por dhe për parashikimet e saj mbi natën e madhe të finales dhe raportin me konkurrentët e tjerë dhe me anëtarët e jurisë…

Si e përjetove atë moment kur u zgjodhe finalistja e parë?

Ishte një moment që aty thashë se më do publiku. Sepse ndonjëherë të duket sikur kanë ikur prej teje. Ai ishte momenti që ata ishin aty për ty dhe isha shumë e lumtur. Graciano ishte shumë etuzuiast, shumë i lumtur, kemi punuar shumë dhe nuk është e lehtë ta marrësh përsipër një program të tillë, është shumë impenjativ. Ai më tha vetëm: “Ia dolëm”.

Kë shikon si konkurrent të fortë?

Të gjithë ata që kanë arritur deri në këtë fazë, i konsideroj konkurrentë të fortë. Secili është aty-aty, nuk bën shumë diferencë. Kur Enxhi dhe Arnita kanë marrë më shumë pikë, unë kam pasur anën e publikut. Publiku krijon preferencat e veta. Secili ka ‘fan base-in’ e vet, secili ka punuar shumë fort për të arritur aty, edhe me pjesëmarrjen në “Dancing With The Stars” kanë krijuar një ‘fan base’ tjetër.

Kush mendon se do të shkojë në finale?

Arnitën e dua shumë në finale sepse e shoh sa e përkushtuar është dhe sa e do këtë edicion të “Dancing With The Stars”. Më pëlqen shumë klasi i saj. Uroj ta kem sa më gjatë në jetën time, e dashuroj qetësinë e saj. Enxhi, patjetër. Për tjetrin le të vendosi publiku. 

Si do t’i përshkruaje anëtarët e jurisë?

Valbonën e dua shumë. Lori është shumë profesioniste. Iliri është ai speci djegës. Olta është fiks e bërë për atë vend. I rri përshtat shumë mirë, menyra si gjykon. Ata janë profesionistë, secili është i ulur aty për një arsye. Arti është subjektiv, çfarë më pëlqen mua, tjetër mund t’i pëlqejë dikujt tjetër.

Fifi nga ana tjetër është shprehur se është habitur nga eliminimi i Atalantës dhe Julianës, duke thënë:

Dalja e Atalantës dhe e Xhulit më ka çuditur. Gara ka ardhur në një pikë që duhet të ikte dikush. Nuk e prisja të dilte Atalanta, mendoja se do të shkonte dhe një javë më tej. Për Xhulin kam shumë për të folur, por nuk dua të flas më.