Celebrities Gossip Music Showbiz

Film apo këngë, Loredana dhe Yll Limani kanë gati një surprizë!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Kohëve të fundit Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi mashkulli misterioz është këngëtari i njohur Yll Limani, kjo për shkak se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor dhe fotoja është e shkrepur gjatë xhirimeve të klipit. Ka disa kohë që po përflitet për një projekt muzikor nga të dy e mesa duket edhe pak ka ngelur nga publikimi i këngës së re.

E vetëm pak më parë të dy artistët kanë postuar disa foto nga videoklipi i këngës dhe përmes komenteve na kanë lënë të kuptojmë se do të publikohet brenda këtij muaj dhe do të jetë projekti i fundit muzikor për këtë vit nga ta. Në postim artistët kanë shkruar:

Kto ndjenja e kanë emrin tonë

Ndërsa së fundmi Ylli ka dashur të na tregojë pak më shumë nga ky projekt muzikor dhe ka postur një video të shkurtër në makinë teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re e tij.