Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani na tregon një pjesë të vogël nga kënga e tij e re!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti pak ditë më parë, duke na treguar disa rreshta nga teksti i këngës. Ndërsa vetëm pak më parë Ylli ka dashur të na tregojë pak më shumë nga ky projekt muzikor dhe ka postur një video të shkurtër në makinë teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re e tij.

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor. Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory.  Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.