Film & Tv

Filmi “Barbie” në Oscar?! Sukseset e filmit viral nuk kanë të ndalur!

“Barbie” mund të ketë “thyer” arkat botërore, por mundësia e hyrjes në Oscar nuk ishte e pritshme.

Warner Bros po mendon të promovojë nominimin e Ryan Gosling në ceremoninë e ardhshme të çmimeve, për performancën e tij si Ken.

Aktori dëshiron të konkurrojë për Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, si Robert Downey Jr. për rolin e tij në “Oppenheimer”.

Deri më tani, sa më sipër nuk është konfirmuar, ashtu siç nuk është dëgjuar ende emri i Margot Robbie dhe mundësia që ajo të nominohet në kategorinë e parë femër.


Filmi i suksesshëm me Robbie dhe Gosling ka kaluar 1.4 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm komercial të vitit 2023 deri më sot.

Rikujtojmë se, “Barbie” është tani filmi me fitimet më të larta në arkat vendase këtë vit, duke i hequr kurorën “Super Mario Bros”. Sipas vlerësimeve të studios, “Barbie” ka fituar 575.4 milionë dollarë në arkat e Amerikës që nga e enjtja, duke kaluar shifrën e Marios prej 574.2 milionë dollarësh.