Aktualitet Sport

“Euro 2020”, Europiani më i pasur në histori!

“Euro 2020” do të jetë Europiani më i pasur i historisë. Siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, në fakt këtë edicion, kombëtaret pjesëmarrëse do të ndajnë plot 331 milionë euro, 30 milionë më shumë se sa në Francë 2016. Fillimisht shuma e përcaktuar ishte 371 milionë euro, por më pas pandemi i detyroi organizatorët që të bëjnë disa reduktime duke  rishikuar buxhetin.

Duke parë çmimet, fituesi i Euro 202 do të përfitojë plot 30 milionë euro, ndërkohë që secilës nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale do ti garantohen 9.5 milionë euro. Por nuk mbaron gjithçka këtu, në fazën e grupeve një fitore vlen 1 milionë euro, një barazim ndërkohë 500 mijë euro. Kalimi në 1/8 i garanton çdo skuadre 1.5 milionë euro, çerekfinalet vlejnë 2.5 milionë euro ndërsa skuadra që shkon në gjysëmfinale përfiton 4 milionë euro. Si përfundim për secilën nga dy finalistet shkojnë 5 milionë euro.

Shifra të rëndësishme, edhe pse biznesin e vërtetë e bën si gjithmonë Uefa. Në total do të arkoëtojë nga Euro 2020 shumën përrallore prej 2 miliardë eurosh, me objektivin që nga këto mbi 850 milionë euro janë fitim i pastër. Para të cmuara që sipas Uefas do të shërbejnë për ringritjen e futbollit europian, dhe për të vënë në rregull llogaritë.