Botë e Çuditshme

Foshnja 3 muajsh “sozia” e kryeministrit Johnson!

Një vogëlush 3 muajsh ka një ngjashmëri të madhe me kryeministrin britanik në veçanti për flokët e tij. Djali i vogël ka fituar zemrën e të gjithë britanikëve dhe kjo për shkak të ngjashmërisë së tmerrshme me Boris Johnson.

David Doronina nga Surrey është vetëm tre muajsh por tashmë ka më shumë flokë se shumë fëmijë të vegjël. Ngjashmëria e tij me Kryeministrin u vu re nga infermierët menjëherë pas lindjes së tij më 1 mars, sipas nënës së tij Tatiana Doronina, 35 vjeçe.

Tani kudo që shkon Davidi, prindërit e tij ndalen në rrugë nga të panjohur që komentojnë për pamjen e tij.

Fillimisht e ëma Tatiana me origjinë ruse, rrëfen se babi kishte dashur t’i vinin emrin Boris si kryeministri por ajo kishte refuzuar diçka të tillë pasi sipas saj djali nuk duhej të merret një emër të tillë thjesht për shkak të ngjashmërisë.