Celebrities Showbiz

Një sozi edhe për Meryl Streep!

Aktorja e njohur amerikane dhe fituese e çmimit Oscar, Meryl Streep, ka zyrtarisht një sozi në kryeqytetin gjerman, Berlin. Shtatë persona morën pjesë në një konkurs në kinemanë dhe kopshtin e birrës “Filmtheater Friedrichshain”.

Fituesja me emrin Ina, u zgjodh nga duartrokitjet e publikut pasi konkurrentët u prezantuan para të ftuarve në një sfilatë të vogël.

Pas konkursit, kinemaja shfaqi muzikalin me temë ABBA “Mamma Mia!”, në të cilin Streep luan rolin e një nëne beqare që drejton një hotel në një ishull grek, me vajzën e saj.

Streep, 76 vjeçe, është një nga aktoret më të famshme e të gjithanshme të Hollivudit, e njohur për role që variojnë nga redaktorja e revistës së modës Miranda Priestly në “The Devil Wears Prada” deri te kryeministrja britanike, Margaret Thatcher në “The Iron Lady”.

Konkurse të tilla po fitojnë shumë popullaritet në mbarë botën.