Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi. Përgatisni 200 ml qumësht, 1 lugë çaji me mjaltë, 1 pikë ekstrakt vaniljeje. Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin.
Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur. Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nuk bëhet më problem. Madje mund t’ia ndjeni efektin që në filxhanin e parë. Suksesi i kësaj kure i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.
Ushqimet e pasura me proteinë siç është qumështi përmbajnë tryptophan, një amino acid që ndihmon në ardhjen e gjumit. Ky amino acid stimulon prodhimin e serotoninës dhe melatoninës dhe ka efekt qetësues. Mjalti ka aftësi shumë të mira qetësuese për trupin dhe trurin. Ai gjithashtu promovon prodhimin e një substance thelbësore për funksionin e mëlçisë gjatë kohës që njeriu fle.
Gjatë ditës nivelet e kësaj substance të njohur si glikogen bien dhe e detyrojnë trurin të jetë aktiv dhe të kërkojë ushqime të pasura me të gjatë natës. Mjalti stimulon edhe një reagim kimik që përmirëson çlirimin e melatoninës në tru.
Pagjumësia rëndohet nga mendimet e njëpasnjëshme që nuk kanë të sosur. Studimet kanë konfirmuar se aroma e vaniljes ka aftësi qetësuese për trurin dhe zbut ankthin. Për më tepër, aroma e vaniljes pakëson episodet e marrjes së frymës gjatë gjumit me të paktën 36%.
Studimi, i publikuar në Elsevier’s Journal of Psychosomatic Research, zbuloi se më shumë se gjysma e grave që kishin pagjumësi, kishin probleme me arritjen e orgazmës, si edhe kënaqësi më të ulët seksuale në përgjithësi. Studiuesit në SHBA dhe Kanada punuan me 12,66 të rritur me një moshë mesatare 45 vjeç për të kryer studimin.