Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Gatuan për 87 orë e 46 minuta, rekordi i ri vjen nga kuzhinierja afrikane Hilda Baci!

Hilda Baci mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror, por asaj do t’i duhet të presë konfirmimin zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness përpara se të mund të marrë titullin. Kuzhinierja 27-vjeçare nigeriane ka gatuar për 87 orë e 46 minuta, duke eklipsuar rekordin e vendosur nga kuzhinieri indian Lata Tondo në vitin 2019. Baci filloi të gatuante në orën 16:00 të 11 majit, duke mbaruar në orën 7:46 të mëngjesit të së hënës, por jo para se të gatuante 110 vakte.

Ajo gatuante kryesisht ushqime nigeriane si orizi jollof dhe akara, një vakt nigerian i bërë me fasule pure. Baci ka marrë pjesë më parë në një tjetër konkurs gatimi. Në vitin 2021 ajo fitoi konkursin Jollof Faceoff, dedikuar kuzhinierit më të mirë të orizit jashtëzakonisht popullor të vendit. E quajtur BBQ Cook-A-Thon, ngjarja përfshinte muzikë, yoga dhe performanca të drejtpërdrejta ndërsa Baci gatuante në një kuzhinë me mure xhami të ndërtuar posaçërisht për ngjarjen.

Ndërkaq, e reja ka shkruar në Instagram se:

Ka 5 vite që po përgatitem për këtë. Kam humbur 20 kilogamë dhe kam bërë një ndryshim në stilin e jetës për të më bërë të aftë për këtë sfidë dhe për Zotin do të jem fitimtare, kjo nuk do të ishte një fitore vetëm për mua, do të ishte një fitore për të gjitha gratë në Afrikë.