Celebrities Gossip Showbiz

Gerti Koxha eleminohet sonte nga shtëpia e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pasi të gjithë banorët e shtëpisë së BBV në dhomën e rrëfimit të martën dhanë 2 emra dhe 2 arsye për lojtarët që donin të dërgonin në nominim ata që morrën më shumë vota ishin Efi, Kiara, Qetësori, Lorenci dhe Gerti. Mes tyre publiku vendosi që banori që duhet ta linte shtëpinë ishte Gerti Koxha.

Në lidhje me këtë televotim në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?.  Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Efi (21%), Kiara (29%), Qetësori (3%), Lorenci (28%) dhe Gerti (19%).