Celebrities

Sondazhi i TAR/ Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pasi të gjithë banorët e shtëpisë së BBV në dhomën e rrëfimit të martën dhanë 2 emra dhe 2 arsye për lojtarët që donin të dërgonin në nominim ata që morrën më shumë vota ishin Efi, Kiara, Qetësori, Lorenci dhe Gerti.  Në lidhje me këtë televotim në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?.  Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Efi (21%), Kiara (29%), Qetësori (3%), Lorenci (28%) dhe Gerti (19%).