Bota

Gjermani, rritet numri i prostitutave!

Me kufizimet për shkak të koronavirusit numri i prostitutave të regjistruara zyrtarisht në Gjermani u rrit në 28,280 në vitin 2022, një rritje prej 19% krahasuar me një vit më parë. Këtë ka njoftuar Zyra Federale e Statistikave. “Arsyeja për këtë rritje është ndoshta heqja e plotë e çdo kufizimi në lidhje me COVID-19”,-thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave të vitit 2019, 40,370 persona u regjistruan si punonjëse seksi. Sipas Ligjit të Gjermanisë për Mbrojtjen e Prostitutave të vitit 2017, prostitutat duhet të regjistrohen, megjithëse aktivitetet ilegale janë ende të pranishme.

Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të prostitutave nga Ukraina, duke vënë në dukje se 470 prostituta ukrainase u regjistruan në vitin 2022 krahasuar me 180 në 2021, një rritje prej 161%. Vitin e kaluar, ishin 5200 punonjëse seksi me nënshtetësi gjermane, pra 18% e numrit të përgjithshëm.

Shtetasit e huaj më të zakonshëm në mesin e tyre janë rumunët, të cilët përbëjnë 35%, të ndjekur nga bullgarët 11% dhe spanjollët 6%. Byroja Federale e Statistikave njoftoi gjithashtu se numri i objekteve për prostitucion, si bordello, u rrit vitin e kaluar, me 2,310 objekte të tilla me licensë krahasuar me 2,290 objekte në vitin 2021. Sipas zyrës, tregtitë e paregjistruara dhe prostitutat nuk përfshihen në statistika.