Bota

Gjobë deri në 5000 euro për të pabindurit, Firence ndalon qiratë afatshkurtra në qendrën historike!

Firence po i jep fund zgjerimit të shtëpive me qira afatshkurtër në platforma si Airbnb në qendrën e saj historike. Firence, një nga destinacionet më të njohura të Italisë, ka ndaluar qiratë e reja afatshkurtra, ndërsa u ofron lehtësime tatimore 3-vjeçare pronarëve të qirave ekzistuese afatshkurtra nëse ndryshojnë statusin. Kryetari i Bashkisë së Firences Dario Nardella tha se qyteti vendosi të veprojë në nivel lokal sepse planet e qeverisë për të rregulluar këtë çështje ishin zhgënjyese.

Në vitin 2016 kishim pak më pak se 6000 apartamente të listuara në platformën Airbnb dhe sot janë pothuajse 14378. Këtë vit kostoja mesatare e qirasë është rritur me 42%. Çmimet janë rritur 15.1%. 40,000 banorët që jetojnë në qendër ankohen se papritmas e gjetën veten duke jetuar në apartamente, hotele.

Ashtu si në vendet e tjera evropiane, pagat e ulëta, mungesa e pronave, qiratë afatshkurtra dhe inflacioni i lartë kanë nxitur një krizë strehimi në Itali, me paga të ulëta dhe studentët më të goditurit. Megjithatë, Marco Stella, koordinator rajonal i partisë Forza Italia tha se do të apelojë në Drejtësi kundër vendimit të Firences.

Sipas raportimeve, qeveria qendrore po punon për një projekt-ligj që do të kërkonte një qëndrim minimal dy netë në pronat e vendosura në qendrat historike të qyteteve dhe bashkitë me një densitet të lartë turistik. Çdo pronë e dhënë me qira për turistët do të ketë nevojë për një kod kombëtar identifikimi për të gjurmuar dhe rregulluar qiratë. Ata që nuk respektojnë do të rrezikojnë një gjobë deri në 5000 euro.