Bota Tech

Gjurmon avionin e tij privat, Elon Musk merr masa ndaj 20-vjeçarit!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk thotë se po merr masa ligjore kundër pronarit të një llogarie në Twitter, i cili gjurmon avionin e tij privat, duke pretenduar se rrezikon djalin e tij. Llogaria @ElonJet, e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, u pezullua. Pronari i tij Jack Sweeney, 20 vjeç, përdorte informacione të disponueshme për gjurmimin e fluturimeve për të postuar në Twitter çdo herë që avioni i Musk ngrihej dhe ulej.

Musk thotë se është në pritje të veprimeve ligjore kundër Sweeney dhe të tjerëve. Ai shtoi se çdo llogari që zbulon vendndodhjen e njerëzve në kohë reale do të pezullohet pasi është një shkelje fizike e sigurisë. Sweeney mohoi se incidenti ishte i lidhur me llogarinë e tij kur u pyet nga BBC.

Sweeney, një student kolegji në shtetin e Floridës, ndau një pamje të ekranit me CNN të një mesazhi në Twitter ku thuhej se kompania e mediave sociale kishte kryer një “shqyrtim të plotë” dhe kishte vendosur të ndalonte përgjithmonë llogarinë për shkeljen e rregullave të Twitter.

Studenti është përgjegjës për dhjetëra llogari të tjera që gjurmojnë fluturimet private të amerikanëve të pasur, përfshirë bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg. Rikujtojmë, se disa kohë më parë Sweeney, refuzoi një ofertë prej 5000 dollarësh nga Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter. Llogaria ElonJet përdor një “software” që Sweeney zhvilloi për të monitoruar fluturimet e njeriut më të pasur në botë, të dhëna që më pas publikohen në Twitter dhe që tregojnë me saktësi kur dhe ku niset ose ulet avioni, si dhe kohëzgjatjen e çdo udhëtimi.