Gossip Sport

Granit Xhaka feston fitoren e Zvicrës duke pirë jo ujë, por Coca Cola!

Futbollisti Granit Xhaka ishte padyshim lojtari i mbrëmjes së djeshme për Zvicrën. Helvetikët fituan me anë të penalltive ndaj Francës, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3. Por, ndoshta ju ka shpëtuar detaji që Xhaka gjatë ndeshjes ka konsumuar Coca Cola. Kujtojmë se para disa ditësh, Cristiano Ronaldo largoi pijen nga tavolina, duke bërë thirrje që të konsumohej më shumë ujë.

Rikujtojmë që Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme, duke fituar edhe çmimin nga UEFA.

https://twitter.com/VBETnews/status/1409760303450136581?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409760303450136581%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fndoshta-sekreti-ishte-ne-shishen-e-coca-colas-granit-xhaka-e-ben-te-kunderten-qe-e-beri-ronaldo-para-disa-ditesh%2F

Menjëherë pas fitores 7-8 ndaj Francës, Granit Xhaka është deklaruar për këtë fitore shumë të rëndësishme ndaj fituesve të Kupës së Botës.

Mbeten më pak se dy javë nga finalja e 11 korrikut e Europianit e për të mbërritur deri aty, janë përpara çerekfinalet e gjysmëfinalet. Deri tani, biletat i kanë siguruar, Italia, Belgjika, Spanja e Zvicra ndërsa sot mësohen dy emra mes Anglisë, Gjermanisë, Suedisë e Ukrainës.