Celebrities Gossip Showbiz

Habit me reagimin e saj Angelina Jolie: “Hollivudi nuk është një vend i shëndetshëm…”!

Së fundmi Angelina Jolie foli në një intervistë të gjatë për Wall Street Journal, planet e saj për të ardhmen, betejat e divorcit me Brad Pitt, të qenit nënë, për shëndetin e saj psikologjik dhe synimin për të ripërsëritur rolin e personazhit të saj të keq në “Maleficent 3”.

Unë u rrita në një vend mjaft sipërfaqësor. Nga të gjitha vendet në botë, Hollivudi nuk është një vend i shëndetshëm. Dhe kjo është arsyeja pse herët a vonë fillon të kërkosh autenticitetin.

Aktorja, regjisorja dhe aktivistja humanitare deklaroi se së shpejti do të donte të largohej nga Hollivudi “i pashëndetshëm” dhe të transferohej në shtëpinë e saj në Kamboxhia. 48-vjeçarja e quajti Los Anxhelosin një vend “të cekët” dhe pranoi se nëse do t’i duhej të fillonte nga e para, ndoshta nuk do të zgjidhte aktrimin si profesion.

Kur e nisa, nuk ishte nevoja për t’u bërë personazh publik, për të ndarë aq shumë nga jeta personale, e cila vjen pikërisht nga të qenit person i famshëm. Përr shkak të ndërhyrjes së paparacëve nuk kam një jetë timen private.

Aktorja pranoi se do të ishte larguar nga Los Angeles shumë më shpejt nëse do të mundej, por shpjegoi se kishte ngecur në betejat e saj të gjata ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit tim. Për shkak të gjithë kësaj kam humbur edhe aftësinë për të jetuar dhe për të udhëtuar. Do të lëviz kur të mundem. Ka një arsye pse njerëzit që kanë kaluar vështirësi janë gjithashtu shumë më të ndershëm dhe shumë më të lidhur. Pse më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që janë të mbijetuar dhe refugjatë? Ata janë marrë aq shumë me njëri-tjetrin në jetë, saqë kjo sjell jo vetëm forcë, por edhe njerëzim.