Celebrities Live From Tirana

Si realizohet një “Stand Up” i suksesshëm? Ja çfarë thotë Herion Mustafaraji!

Atë të gjithë e mbajmë mend si djaloshin që rrëmbeu zemrat e të gjithëve tek “Beni Ecën Vetë”. Është pikërisht aktori i njohur Herion Mustafaraj i cili ishte i ftuar ditën e sotme nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Live from Tirana”. Gjatë karantinës u vunë re stand-up e aktorëve të mirëfilltë në lokale por edhe ne shfaqje ku të tilla i ka sjellur edhe vet Herioni.

Por se çfarë mendimi ka artisti për këto stand up-e, ai na tregon më shumë vetë:

Është një zhaner i vështirë, ne nuk është se kemi kultur të stand up-it. Këtë zhaner e kemi parë edhe para viteve 90 ku një mjeshtër i Sarandës bënte edhe parodi edhe stand up, parodistës e Vlorës gjithashtu që bënin monologjet e tyre. Stand up-i në kohët moderne nënkupton një aktor që merr një mikrofon dhe tregon histori të tija të përditshme. Këto mund të jenë të këndshme por edhe të mërzitshme. Të gjitha varen nga aktori i cili tregon historitë. 

Që të bësh një stand up të suksesshëm duhet të konsultohesh me një profesionist, shkrimtar dhe të kesh një regjisor të mirë në mënyrë që t’i jepen ngjyra më të bukura materialit po kjo gjithmonë përpara së të dalësh në skenë. Në Amerikë stand up-i konsiston në fragmente, çdo 10 second një e qeshur e vogël, çdo 30 seconda një e madhe dhe çdo 1 minut një më e madhe fare. Me gjërat më të dhimbshme mund të bëhet stand up-i më i bukur. Unë personalisht jam më i sigurt në lëkuren e një karakteri. Jam në një fazë 50% të asaj që dua të arrijë.