Celebrities Showbiz

Hilarie Burton nderon mikun e saj Willie Garson në këtë mënyrë…

Aktori amerikan Willie Garson ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. Personazhi shumë i dashur i serialit “Sex and the City” ku njihej si Stanford Blatch, ikonë gay nuk është më. Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Nathen Garson, por pa dhënë shpjegime për arsyet. Së fundmi edhe mikja e tij, aktorja Hilarie Burton ka bërë diçka që ta ketë gjithnjë pranë zemrës Willie-n.

Sa herë që aktorja do të hedhë sytë në krahun e saj, ajo do të kujtojë gjithnjë mikun e saj të mirë Willie Garson. Burton, e cila luajti së bashku me Garson në filmin “White Collar” të vitit 2009, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, tregoi një tatuazh që ajo bëri për nder të tij.

Tatuazhi i saj lexonte, “qetësohu”, dhe kjo është një nga frazat më të njohura të mikut të saj. Ajo gjithashtu ndau disa fotografi të aktorit të ndjerë. Në mbishkrim thuhej:

Willie ishte një mik shumë i ndjerë. Ai mendonte gjithnjë për të tjerët. Cilido person në jetën e tij është ndjerë i veçantë. Madje i llastuar. Willie padyshim më ka llastuar mua. Kam derdhur lot kur Willie na dërgoi një dhuratë për dasmën, mua dhe Jeffrey-t. Një pjesë të shënimit që ai shkroi po e ndaj me ju, pjesa tjetër na mbetet ne. Po e ndaj këti sepse ilustron një nga cilësitë më të mira të Willie-t, që unë e adhuroja. Ai të bënte kompimentet më të mira në botë. Ai të thoshte që ti ishe njeriu më i zgjuar apo më i bukur dhe kur ti filloje të skuqeshe, ai të thoshte “qetësohu”. Mund ta dëgjoj ende teksa e thotë këtë gjë. Para se të shkoja ta shihje, kisha nevojë që ai ta dinte se si ndihesha. Doja që Willie të dinte se fraza “qetësohu” do të jetë me mua përgjithmonë.

 

Burton gjithashtu vuri në dukje se telefoni i saj “nuk ka ndalur” së rëni nga njerëzit që kanë dëgjuar për vdekjen e tij. Ajo tha:

Miqtë. Bashkëpunëtorët. Totalisht të huajt. Bota e di që Willie Garson ka luajtur një rol kryesor në jetën time.

I lindur më 20 shkurt 1964 në Highland Park të Nju Xhersit, William Garson Paszamant u veçua si një prej portreteve më popullorë në vitet ‘90 e në fillim të atyre 2000. U shfaq në mbi 50 filma e shumë serialë televizivë të suksesshëm. Përveçse në “Sex and the City”, Garson ka qenë pjesë e kasteve të aktorëve te “Ally McBeal”, “Melrose Place”, “Friends”, “NYPD Blue”, “Dy burra e gjysmë”, si dhe në shumë seri të tjera ku spikati për ironinë e shpalosur në role.