Aktualitet

Lamtumirë Willie Garson, ndërron jetë personazhi gay i “Sex and the City”

Aktori amerikan Willie Garson ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. Personazhi shumë i dashur i serialit “Sex and the City” ku njihej si Stanford Blatch, ikonë gay nuk është më.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Nathen Garson, por pa dhënë shpjegime për arsyet.

Të dua kaq shumë babi! Prehu në paqe e jam kaq i lumtur që pate mundësinë të ndaje aventurat e tua me mua dhe që ishim në gjendje të bënim kaq shumë. Jam krenar për ty!

Gjithashtu edhe Kim Cattrall, i dedikoi një postim të ndjerë mikut e kolegut të saj e në një postim në Twitter shkruan:

Një lajm kaq i hidhur dhe një humbje kaq e madhe për familjen e “Sex And The City”. U prehsh në paqe i dashur Willie!

I lindur më 20 shkurt 1964 në Highland Park të Nju Xhersit, William Garson Paszamant u veçua si një prej portreteve më popullorë në vitet ‘90 e në fillim të atyre 2000.

U shfaq në mbi 50 filma e shumë serialë televizivë të suksesshëm. Përveçse në “Sex and the City”, Garson ka qenë pjesë e kasteve të aktorëve te “Ally McBeal”, “Melrose Place”, “Friends”, “NYPD Blue”, “Dy burra e gjysmë”, si dhe në shumë seri të tjera ku spikati për ironinë e shpalosur në role.