Gossip

Kim Cattrall befason të gjithë, martesa e katërt zhvillohet në heshtje totale?!

Ylli i serialit Sex And The City, Kim Cattrall, është martuar për herë të katërt në një ceremoni të fshehtë në Londër.

Sipas revistës People, aktorja 69-vjeçare i tha “po” inxhinierit të audios, Russell Thomas, 54 vjeç, në një ceremoni të qetë dhe intime në Chelsea Old Town Hall, ku morën pjesë vetëm 12 të ftuar.

Dyshja u njohën për herë të parë në BBC në vitin 2016, gjatë një paraqitjeje të Cattrall në programin Woman’s Hour.

Marrëdhënia e tyre u forcua me kalimin e viteve dhe ceremonia u përqendrua pikërisht te lidhja e tyre e gjatë dhe miqtë e ngushtë.

Kim shkëlqeu me një kostum elegant Dior, të stiluar nga bashkëpunëtorja e saj e vjetër, Patricia Field, e njohur nga seriali ikonë Sex And The City. Ajo zgjodhi doreza të bardha me dantellë dhe një kapelë të personalizuar nga stilisti Philip Treacy.

Cattrall kishte treguar më herët se ishte “shumë mirënjohëse” për marrëdhënien e saj me Thomas, të cilën e përshkroi si të qetë, të fortë dhe të mbushur me humor. Dyshja jetojnë mes SHBA-së, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.