Sport

Historike në Euro 2024/ Shqipëria thyen Italinë në fillim të spektaklit, Nedim Bajrami shënon golin më të shpejtë në histori!

Nedim Bajrami ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit evropian, duke shënuar golin më të shpejtë në kampionatin Euro 2024 në ndeshjen kundër Italisë.

Me një gjuajtje të rreptë dhe precize, mesfushori shqiptar ka arritur të çojë kombëtaren Kuq e Zi në avantazh vetëm 24 sekonda pas fillimit të ndeshjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Kjo fitore e papritur ka ngritur moralin e ekipit shqiptar për sfidat e tjera në grupin e tyre, me ndeshje në pritje me Kroacinë dhe Spanjën. Shqipëria tani është në kërkim të vazhdimësisë së sukseseve në kampionatin e futbollit më prestigjioz të kontinentit.