Celebrities Film & Tv Showbiz

Humbi ndjenjat gjatë xhirimeve të serialit, ja si është gjëndja shëndetësore e aktorit të njohur…

Aktori i njohur Bob Odenkirk thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore pasi humbi ndjenjat në xhirimet e “Better Call Saul”. Pak ditë më parë ai u dërgua me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat në xhirimet e serialit në New Mexico. Mediat njoftuan se 58-vjeçari ishte duke filmuar një skenë kur u sëmur dhe më pas u transportua në një spital në Los Angeles.

Së fundmi Odenkirk bëri një postim në llogarinë e tij në “Twitter” për t’i njoftuar fansat për gjendjen e tij shëndetësore dhe për t’i falënderuar ata për mbështetjen e tyre.

Unë jam duke u shëruar. Kam kaluar një javë fantastike për shkak të njerëzve që kanë insistuar se unë e bëj botën një vend më të mirë. Faleminderit, ju dua të gjithëve, por le të tregohemi pak më të arsyeshëm.

Ai ka falenderuar gjithashtu stafin e spitalit dhe ka treguar mirënjohje ndaj të gjithë personave që i kanë ardhur në ndihmë.

E ndiej dashurinë dhe kjo do të thotë shumë. Unë pata një sulm të vogël në zemër. Por do të jem mirë falë Rosa Estrada dhe mjekëve që u kujdesën për mua pa më bërë një operacion. Gjithashtu, mbështetja dhe ndihma e AMC dhe SONY gjatë gjithë kësaj ka qenë e nivelit tjetër. Do të rikthehem shpejt.