Lifestyle Love & Sex

Hyn tek sëmundjet kronike/ Njëherë tradhtar, gjithmonë tradhtar!

Me siguri me qindra herë kemi menduar për temëne tradhtisë dhe ndoshta keni pasur dilema se a do të falni atë apo jo. Tani shkencëtarët ju kanë ardhur në ndihmë dhe më në fund kanë zbuluar që tradhtia bën pjesë “tek sëmundjet kronike”.

Kështu që, vajza dhe djem, me siguri e keni dëgjuar së paku njëherë thënien e vjetër “ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron.” Nga kjo lidhet dhe fakti se kush tradhton njëherë, do ta bëjë sërish.

Sjelljet e ndryshme pas tradhtisë i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit tradtitë dhe arsyet se përse e bëjnë këtë. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të tradhtoni partnerin, por nëse ky veprim kthehet në zakon, atëherë ky është vetëm problemi i juaj.

Tradhtia nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet e fshehta kanë të bëjnë më pak me seksin se sa me dëshirën. Dëshirë për vëmendje. Dëshirë për t’u ndier i veçantë. Dëshirë për t’u ndier i rëndësishëm. Vetë ideja e një marrëdhënieje të fshehtë i bën njerëzit ta dëshirojnë atë.

Tradhtia është një ndër shkaktarët kryesorë të krizës në lidhje dhe të shumë shkatërrimeve të marrëdhënieve dashurore. Tradhtia dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore, ndërsa tani është e njëjtë si tek burrat ashtu dhe tek gratë.

Tradhtia rritet me 22% në fillim të vjeshtës, pasi njerëzit e pakënaqur në marrëdhënie duket se fillojnë të kërkojnë partnerë të rinj. Studimi, i kryer nga ‘IllicitEncounters’, zbuloi se 32% e grave dhe 34% e meshkujve thanë se vera e tensionon marrëdhënien e tyre. Gjithashtu, studimi zbuloi se shtatori njihet si muaji më për tradhtinë bashkëshortore, duke tejkaluar janarin.  Përfundimi i punës nga shtëpia është një tjetër faktor në rritjen e tradhtive në vjeshtë. Një e pesta e meshkujve (21%) dhe një numër i ngjashëm grash (19%) thanë se kishin më shumë gjasa të tradhtonin kur ishin kthyer në zyrë.