Aktualitet Lajmet e fundit

Hyri mbrëmë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’, arrestohet 44-vjeçari Liam Osmani!

Liam Osmani, banori më i ri i reality show “Big Brother Albania Vip 3” është arrestuar ditën e sotme nga policia ndërsa ndodhej brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3  nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se shtetasi Liam Osmani, 44 vjeç  akuzohet për mashtrim

Prokuroria e Tiranës, më herët kishte vendosur për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vitin 2019, Liam Osmani nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3   bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, ndërsa ai ndodhej në shtëpinë e big brother vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip 3″ janë njoftuar përmes një zarfi të kuq që ka hyrë në shtëpi gjatë mesditës për lajmin e arrestimit të 44 vjeçarit, Liam Osmani.

Kujtojmë se Osmani,  hyri mbrëmjen e djeshme (2 mars)  në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’. Kjo ka qenë dhe hera e dytë që Osmani provonte këtë eksperiencë pasi ka qenë më parë ish-banor i ‘Big Brother 5”.