Celebrities Gossip Showbiz

I apasionuar pas basteve, Drake humb miliona dollarë!

Reperi i njohur Drake së fundmi thuhet se ka humbur 2 milionë dollarë në një ndeshje UFC. Fituesi i çmimit Grammy, i cili njihet tashmë për pasionin e tij për të vendosur baste, kishte vendosur 2 milionë dollarë për fitoren e kampionit të peshës së mesme Israel Adesanya, i cili e humbi ndeshjen e UFC 281 në Madison Square Garden përballë rivalit të tij Alex Pereira.

Kjo është hera e tretë që Pereira mund Adesanya, pas dy takimeve të mëparshme të zhvilluara në kikboks. Adesanya ishte favorit për ta fituar ndeshjen dhe nëse kjo gjë do të ndodhte, Drake do të merrte 2.9 milionë dollarë. Kjo nuk është hera e parë që reperi humb shuma të mëdha në kumar. Një tjetër rast është ai i fitores së Barcelonës që muzikanti kishte parashikuar kundër Realit të Madridit në derbi, gjë e cila nuk ndodhi.

Rikujtojmë, se së fundmi Drake dhe 21 Savage kanë publikuar albumin e tyre të përbashkët të titulluar “Her Loss”. Albumi u publikua pas një vonese prej një jave për shkak të producentit të Drake, Noah “40” Shebib, i cili u infektua me COVID-19 ndërsa bënte miksimin dhe masterizimin e LP-së me 16 këngë. “Her Loss” është tërësisht i prodhuar nga dyshja dhe përfshin katër këngë solo të Drake dhe një solo nga 21 Savage.

Sjellim në vëmendje se publikuesi i revistës Vogue, Condé Nast, ngriti një padi prej 4 milionë dollarësh kundër Drake dhe 21 Savage, pasi ata krijuan botime false të Vogue me veten në kopertinë për të promovuar albumin e tyre të ri “Her Loss”. Kopjet me pamje të ligjshme të revistës u bënë virale në mediat sociale, postera të rremë u vendosën në New York dhe u shpërndanë në rrugë në vende si Miami, Atlanta dhe Los Angeles.

Pasi kësaj padie reperi kanadez ka zgjedhur të ‘kundërpërgjigjet’ duke bashkëpunuar me Chrome Hearts, një linjë bizhuterish, aksesorësh, këpucësh dhe mallrash shtëpiake. Një burim njoftoi për takimin e reperit me Richard Stark, i cili krijoi “Chrome Hearts” me bashkëshorten Laurie Lynn në West Village të New York.