Celebrities Music Showbiz

Për të gjithë fansat e Drake dhe 21 Savage, reperët sjellin albumin e përbashkët “Her Loss”!

Dy reperët e njohur Drake dhe 21 Savage kanë publikuar albumin e tyre të përbashkët të titulluar “Her Loss”. Albumi u publikua pas një vonese prej një jave për shkak të producentit të Drake, Noah “40” Shebib, i cili u infektua me COVID-19 ndërsa bënte miksimin dhe masterizimin e LP-së me 16 këngë. “Her Loss” është tërësisht i prodhuar nga dyshja dhe përfshin katër këngë solo të Drake dhe një solo nga 21 Savage.

Albumi i dy reperëve të suksesshëm të industrisë ndërkombëtare përfshin edhe paraqitje të Lil Yachty dhe Travis Scott. Dy reperët njoftuan projektin e tyre të përbashkët më 22 tetor. Ata gjithashtu publikuan një video muzikore për këngën e tyre bashkëpunuese “Jimmy Cooks “. Drake dhe 21 Savage janë të njohur edhe për bashkëpunime të tjera viteve të fundit. 21 Savage u shfaq në albumin e reperit kanadez “Certified Lover Boy” në këngën “Knife Talk”, ndërsa Drake ishte i ftuar në projektin e 21 Savage dhe Metro Boomin “Mr.Right Now”.

Rikujtojmë, se së fundmi Drake në një bisedë të hapur dhe të sinqertë në “The Howard Stern Show” pranoi se shikon filma porno dhe se gjithashtu ka lidhje me 5 gra në të njëjtën kohë. Edhe pse Drake nuk është martuar kurrë, ai ka një djalë 5-vjeç të quajtur Adonis me artisten franceze Sophie Brussaux, e cila është një ish-yll i filmave për të rritur e njohur me nofkën Rosee Divine. Stern vazhdoi të pyeste Drake për dashurinë dhe nëse ai mund ta shihte ndonjëherë veten të martuar.