Celebrities Fashion Showbiz

Pasi Vogue e paditi, Drake “hakmerret” duke bashkëpunuar me një tjetër markë luksoze!

Së fundmi, publikuesi i revistës Vogue, Condé Nast, ka ngritur një padi prej 4 milionë dollarësh kundër reperëve Drake dhe 21 Savage, pasi ata krijuan botime false të Vogue me veten në kopertinë për të promovuar albumin e tyre të ri “Her Loss”. Kopjet me pamje të ligjshme të revistës u bënë virale në mediat sociale, postera të rremë u vendosën në New York dhe u shpërndanë në rrugë në vende si Miami, Atlanta dhe Los Angeles.

Pasi kësaj padie reperi kanadez ka zgjedhur të ‘kundërpërgjigjet’ duke bashkëpunuar me Chrome Hearts, një linjë bizhuterish, aksesorësh, këpucësh dhe mallrash shtëpiake. Një burim njoftoi për takimin e reperit me Richard Stark, i cili krijoi “Chrome Hearts” me bashkëshorten Laurie Lynn në West Village të New York. Burimi theksoi se:

Ata u takuan në Entwine dhe biseduan për pikat e marrëveshjes.

Një burim tjetër shtoi se Drake është mik i mirë prej kohësh me Stark, kështu që një bashkëpunim i ri së bashku nuk do të ishte i pazakontë. Rikujtojmë, se Drake dhe 21 Savage kanë publikuar albumin e tyre të përbashkët të titulluar “Her Loss”. Albumi u publikua pas një vonese prej një jave për shkak të producentit të Drake, Noah “40” Shebib, i cili u infektua me COVID-19 ndërsa bënte miksimin dhe masterizimin e LP-së me 16 këngë. “Her Loss” është tërësisht i prodhuar nga dyshja dhe përfshin katër këngë solo të Drake dhe një solo nga 21 Savage.

Sjellim në vëmendje se së fundmi 36-vjeçari në një bisedë të hapur dhe të sinqertë në “The Howard Stern Show” pranoi se shikon filma porno dhe se gjithashtu ka lidhje me 5 gra në të njëjtën kohë. Edhe pse Drake nuk është martuar kurrë, ai ka një djalë 5-vjeç të quajtur Adonis me artisten franceze Sophie Brussaux, e cila është një ish-yll i filmave për të rritur e njohur me nofkën Rosee Divine.