Celebrities Gossip Showbiz

“I është rritur mendja nga fama…”, Dea Mishel flet për Nita Latifin!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi Dea mishel ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” dhe ka treguar shumë të reja me daljen e saj nga shtëpia e “BBV2”. Dea është pyetur se cili nga banorët ka ndyshuar pas daljes nga “BBV2”, ku i ndikuar fama dhe ajo është përgjigjur:

Në raport me mua nga fama mendoj që mund të ketë ndryshuar Nita sepse ka bërë disa deklarata për mua ndërkohë që brenda shtëpisë kemi pasur marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe do doja të mi thoshte në telefon…

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Së fundmi Dea i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar Kristin.