Celebrities Gossip Showbiz

“Jam në një marrëdhënie me Kristin…”, Dea Mishel bën deklaratën e papritur!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga “BBV2” se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë dea i ka habitur të gjithë me një postim në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar Kristin dhe ka shkruar:

Na zbuluat! … E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi i ftuar në “E Diell” Kristi u dha fund thashethemeve duke pohuar se është e vërtetë që këtë sezon ai do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”. Por duket se nuk do të jetë vetëm ai. Një tjetër ish-banore e “BBV2” do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ajo është Dea Mishel.