Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

I fiksuar pas Britney Spears, i riu nga Los Angeles shpenzon 100 mijë paund për t’u dukur si këngëtarja!

Një fans i fiksuar pas këngëtares me famë botërore, Britney Spears ka shpenzuar më shumë se 100 mijë paund për t’u dukur si idhulli i tij. Bryan Ray, nga Los Angeles ka bërë mbi 100 operacione estetike në trup për t’u dukur si mbretëresha e popit dhe është zotuar të mos ndalet kurrë.

31-vjeçari ka bërë ndërhyrje në hundë, ka injektuar botox në fytyrë si dhe ka hequr qimet me lazer. Ai madje ka ngritur qepallat vetëm për t’ju ngjasuar syve të Britney-t. Ai gjithashtu pretendon se shpenzon rreth 400£ në muaj për kremra për një lëkurë më rinore.

Mendoj se ajo është më e bukur tani sesa unë 20 vjet më parë, sepse rritja ime emocionale është më e fortë dhe ajo do të jetë gjithmonë kulmi i bukurisë në sytë e mi. Unë gjithmonë do të përpiqem për një bukuri si ajo.

Bryan e ka takuar këngëtaren tre herë gjatë gjithë jetës së tij.

Ishte e mrekullueshme ta takoja. Nuk kam qenë kurrë më nervoz. Isha ballë për ballë me idhullin dhe frymëzimin tim më të madh. Nuk ishte aspak e lyer, shumë reale dhe kaq e mrekullueshme. Doja të bëja një bisedë të veçantë me të dhe ta falenderoja që ishte një frymëzim i tillë për mua. Më ndihmoi të gjeja identitetin tim dhe gjithashtu doja t’i them se e dua shumë buzëqeshjen e saj saqë dhe dhëmbët i kam bërë të duken si të sajat. Ajo ka qenë femra më e famshme në planet, por nuk ka vepruar ashtu. Ajo gjeti kohë për të folur me mua dhe tha fjalë të mira që unë do t’i mbaj gjithmonë në zemër.

Rikujtojmë, se komentet e fundit të yllit të muzikës pop Britney Spears për të atin Jamie, ishin vërtet të rënda. Këngëtarja vijoi me akuzat e ashpra ndaj të afërmve të saj. Këtë radhë, përmes një postimi në Instagram, ajo akuzoi të atin Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë si një qen.