Celebrities Gossip Showbiz

I gjithë showbizi njëzëri shprehin mbështetjen për Justin Bieber!

Justin Bieber zbuloi ditën e djeshme se ai ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, e cila ka rezultuar në paralizë të pjesshme të fytyrës. Pas shtyrjes së tre shfaqjeve në turneun e tij “Justice World” në fillim të kësaj jave për shkak të një problemi shëndetësor të vazhdueshëm, fituesi i çmimit ‘Grammy’, 28 vjeç, foli për diagnozën e tij në një video në rrjetin social Instagram, duke zbuluar efektet fizike të çrregullimit neurologjik.

Në lidhje me këtë lajm bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin, e cila kohët e fundit vuajti nga një atak ishemik kalimtar dhe iu nënshtrua një operacioni, ndau postimin e videos së burrit të saj në Instagram Stories, duke shkruar thjesht:

Të dua zemër! 

Nëna e këngëtarit 28-vjeçar, Pattie Mallette, gjithashtu ndau videon e djalit të saj në InstaStory. Në seksionin e komenteve, motra e Justin-it, Allie Bieber dhe kushërira e Hailey-t, Alaia Baldwin komentuan një sërë emoji me zemër të kuqe, ndërsa njerka e Justin, Chelsey Bieber, shkroi: “Të dua! Pusho pushoni”. Për më tepër, shumë nga miqtë e këngëtarit të hitit “Sorry” shprehën mbështetjen dhe dashurinë e tyre gjithashtu. Justin Timberlake, Khloé Kardashian, Scooter Braun, Diana Keaton, Patrick Schwarzenegger, DJ Khaled, Finneas, Bear Grylls, Pink Sweat$, Big Sean, Soulja Boy, Cody Simpson, Quavo, Benny Blanco, Diplo, Ryan Tedder, Romeo Beckham ishin disa prej atyre që komentuan në postimin e këngëtarit.

Ai shpjegoi se nuk është në gjendje të mbyllë njërin sy, të lëvizë hundën ose të buzëqeshë në njërën anë të fytyrës, duke shtuar në një vazhdim në Instagram Story se është bërë “gradualisht më e vështirë për të ngrënë”. Për më tepër, Bieber kërkoi që 240 milionë ndjekësit e tij në Instagram të luteshin për të.