Botë e Çuditshme Lifestyle

I mbani në akuariumin e shtëpisë suaj por nuk dini këtë detaj për peshqit që ndodhen aty brenda!

Më parë mendohej se peshqit që zbukurojnë akuariumet e shumë shtëpive, hoteleve apo lokaleve kanë një hapësirë kujtese prej vetëm tre sekondash. Por shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, kanë vërtetuar se këta peshq kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit.

Për studimin e tyre studiuesit stërvitën 9 peshq që të përshkonin një distancë të caktuar duke i shpërblyer ata në fund. Shkencëtarët zbuluar se peshqit mund të kujtojnë gjëra që u kanë ndodhur deri në pesë muaj më parë. Kurse lloje të tjera peshqish, si krapi, kanë një hapësirë edhe më të gjatë memorie. Në eksperiment ata shmangën për tre vjet një lloj karremi, sepse një nga peshqit kishte rënë pre e tij.

Rikujtojmë, se së fundmi, një ekosistem i ri është zbuluar 500 metra në thellësi të Oqeanit Indian, aty ku peshkaqenët e uritur kanë krijuar kurthin ideal për të drejtuar ushqimin e tyre me karkaleca. Shkencëtarët e kanë quajtur atë si “Zona e Kurthit”, ndërsa e kanë përshkruar atë si një “oaz të jetës” në mes të një “shkretëtire” të madhe oqeanike poshtë ishujve Maldive.