Sport

I pezulluar por super motivues për skuadrën e tij, po flasim për Granit Xhakën!

Spanja dhe Zvicra e kanë mbyllur kohën e rregullt mbrëmjen e djeshme me rezultat të barabartë 1-1 në çerekfinalen e parë të Euro 2020, ndërsa penalltitë vendosën fituesin, që në këtë rast doli të jenë Spanja (3-1). Golin për Spanjën e shënoi Denis Zakaria (autogol), Xherdan Shaqiri shënoi për Zvicrën, ndërsa spanjollët ishin më të mirë nga goditjet e penalltive.

Rikujtojmë, se futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka nuk mundi t’a ndihmojë Zvicrën në ndeshjen kundër Spanjës pasi ishte i pezulluar për shkak të akumulimit të dy kartonëve të verdhë gjatë turneut evropian.

Por kapiteni i helvetëve, pas pjesës së parë, doli në fushë dhe u mbajti një fjalim të zjarrtë lojtarëve të Zvicrës. Tamam siç i ka hije një kapiteni, apo jo?!

https://twitter.com/RSharmzz/status/1411026690403352583?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1411026690403352583%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmomenti-kur-granit-xhaka-zbriti-ne-fushe-dhe-iu-dha-zemer-lojtareve-te-zvicres-ne-vazhdime%2F

Ky gjest i tij është vlerësuar si nga fansat e futbollit ashtu dhe nga mediat. Shokët e tij të skuadrës arritën ta mbajnë portën e paprekur në vazhdim duke fituar mundësinë të gjuajnë penalltitë. Por në penallti përfundoi edhe kjo aventurë evropiane për Zvicrën, ku paraqitja e Granit Xhakës, por edhe e Xherdan Shaqirit, ishte në nivel të lartë.

Rikujtojmë, se “Euro 2020” vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve nga të cilat do të dalin skuadrat që kalojnë në gjysmëfinalen e 7 korrikut. Në orën 18:00 përballen Republika Çeke-Danimarkë e në 21:00, Ukrainë-Angli.